[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 7 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q125791 (translate me)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1:
'''Fadil Hoxha''' ([[15 maj]] [[1916]], [[Gjakovë]] - [[23 prill]] [[2001]], [[Prishtinë]]), aktivist dhe luftëtar në [[Lufta e dytë botërore|Luftën e Dytë Botërore]], gjeneral major në LNÇ, [[shqiptar]] nga [[Gjakovë]].
== Jeta ==
[[Skeda:Fadil Hoxha.jpg|right|150px]]
[[Fadil Hoxha]]-Si i ri shkoi në [[Shqipëri]] për t´u shkolluar. Gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|luftës dytë botërore]] u inkuadrua në [[Lidhja Kumuniste|Lidhjen Komuniste]]. Në vitin [[1941]] kthehet në [[Kosovë]] si mësues, për t'u bërë më vonë një nga nismëtarët e [[Lëvizjes Nacional Çlirimtare]]. Pas kthimit në Kosovë i bashkohet rezistencës partizane kundër okupimit fashist italian dhe më [[1943]] emërohet komandant i aradhes partizane '''[[Aradha Partizane "[[Emin Duraku]]"|"[[Emin Duraku"]]''', që atë kohë operonte në territorin e Kosovës.
 
Pas luftës kishte disa funksione politike në nivel krahinor dhe federativ. Funksionet më të larta në nivelin federativ ishin anëtar i Kryesisë [[Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë]] dhe anëtar i Kryesisë së [[Lidhjes Komunisteve Jugosllavisë]]. Më 11 qershor 1945, me formimin e Kuvendit të [[Kosovë]]s emërohet kryetar i tij. Këtë funksion e mbanë deri më 20 shkurt [[1953]]. Po në këtë funksion emërohet edhe një herë më 11 korrik [[1967]], dhe e mbanë përgjatë demostratave të njohura të vitit [[1968]]-të, ndërsa një vit më vonë 1969, i liron funksionin [[Ilaz Kurteshi]]t.<ref>[[b:Vitviteja/Presidenca e Rep. Kosovës]]</ref>
 
Pas [[Demonstratat e `81-shit|Demonstratave ´81]], atakohet nga ana e komunistëve dhe funksionarëve shtetëror të [[Republikës Socialiste të Serbisë]] të cilët më vonë nxisin luftën ballkanike të viteve ´90-ta. Nga mesi i viteve ´80-ta tërhiqet nga jeta politike dhe publike.
Rreshti 10:
Perpos jetës së tij politike, ai u muar edhe me shkrime mënjeherë pas luftës së II-të Botërore. Botoi ditarin e tijë të njohur, të titulluar "''Kur Pranvera vonohet''" që ishte një kryevepër në vitët 70-ta, e disa vite më vonë edhe u pershtat për filmin artistik, po më ketë emër, nga regjisori kosovarë [[Ekrem Kryeziu]].
 
[[Fadil Hoxha]] vdiq më [[23 prill]] [[2001]] në [[Prishtinë]], në moshën 85 vjeçare.
 
== Shiko dhe këtë ==