Jump to content

Çegrani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 21 tetor 2017 11:40 nga Mr Robot (diskuto | kontribute) (→‎Shih edhe: re-categorisation per CFD, zëvendësova: Kategoria:Fshatra në Republika e Maqedonisë → Kategoria:Fshatra në Republikën e Maqedonisë)

Stampa:Infobox MK vendbanim

Çegrani është fshat shqiptar në rethinën e qytetit të Gostivarit dhe është pjesë e Komunës së GostivaritIRJM

Gjeografia

Çegrani kufizohet me Fshatin Forinë, Vollkovinë, në pjesën e sipërme me malin e thatë dhe tumçevishtin

Si pjesë e Komunës së Gostivarit Çegrani është momentalisht fshati më i madh në IRJM Në Çegran kalon lumi Vardar, lum ky i cili buron në Fshatin Vërtok dhe kalon në mes të qytetit të Shkupit.

Demografia

Sipas entit statistikor të vitit 2002 Çegrani numëron 6,748 banorë të gjithë shqiptarë dhe të fejës islame. [1]

Ekonomia

Çegrani i njohur si fshati më i madh në IRJM njihet edhe si fshat me ekonomi më të mirë nga fshatrat e tjera të vendit.[nevojitet citimi] Mbi 64% të popullatës punojnë jashtë vendit,mërgimtarë nëpër vendet evropjane,gjë që e bën Çegranin të jetë me ekonomi të mirë[nevojitet citimi]

Kultura

Traditat dhe zakonet ne Çegran edhe sot e kesaj dite kan rol dhe rendesi te madhe ne shoqeri. Edhe pse gjeneratat e reja modernizohen, akoma gjenerata e re eshte e fokusuar ne kulturat dhe traditat e vjetra, ku gjithashtu edhe e mbajnë gjallë shoqerinë. Shoqëria Kulturore Artistike Jahi Hasani

Forumi Rinor

Forumi rinor i Çegranit egziston që nga vitet e 70-ta. Nga forumi rinor janë të themeluar edhe disa shoqëri të Çegranit. Forumi rinor në përgjithësi miret me organizime të ndrishme, si organizime të garave për dituri,organizime të garave sportive,futboll të vogël,basketboll dhe në sporte tjera

Sporti

Në Çegran egzistojn disa klube sportive një nder më aktiv është klubi fudbolistik KF Arsimi i cili eshte formuar ne vitin 1973 nga arsimtaret e Çegranit nga edhe vjen emri Arsimi Gjithashtu egziston edhe Xhudo klubi Çegran.

Stadiumi në Çegran

Historia

Nga viti 18.XII. 1996 dhe deri në vitin 2004 Çegrani ka qenë Komunë në veti me tre fshatrat : Forinën, Koritën dhe Tumçevishtin. Por me ndrishimin e ligjit për ndarje teritoriale Çegrani ju bashkangjit Komunës së Gostivarit.

Në fillim të shekullit 19 Çegrani është fshat shqiptar në Nahin e Gostivarit kaza e TetovësPerandorisë Osmane. Sipas statistikave te Vasil Kançov Maqedonia Etnografia dhe Statistika në vitin 1900 Çegrani ka 800 banorë shqiptarë myslimanë. Në vitin 1913 fshati bie nën perandorin e Sërbisë. Sipas Afanasij Selishçev në vitin 1929 Çegrani është qendër e komunës së 5 fshatrave te pollogut të epërm dhe ka 234 shtëpi me 1364 banorë shqiptarë

Balli Kombëtar në Çegran

Kulturocidi në Çegran

Në Çegran kan ndodhur di raste të rënda kur bëhet fjalë për kulturën fetare historike,në rastin e parë është devalvuar xhamija më e vjetër në Çegran e cila daton nga viti 1928,me një arqitektur shum me vlerë dhe të veçantë,nga kjo xhami ka ngelur vetëm minarja e cila nuk është devalvuar. Në rastin e ditë ndodhi po e njëjta gjë ku Xhamis Loke ju rëzua minarja e vjetër dhe u ndërtuan di minare të reja dhe u adaptua enterieri,por xhamija e ka humbur vlerën historike dhe kulturore fetare,por kjo ndodh çdo her mbas disa viteve kurse bashkësia islame dhe klerët fetarë nuk ndërmarin asgjë që ti ruajn nga devalvimi.

Personalitetet

  • Milaim Pelivani kampion boteror në mundje në lojërat olimpike në Çikago ku më 1939, me këtë rast ngriti flamurin kombëtar shqiptar, e për çka iu zemrua edhe Kemal Ataturku, të cilin e kishte mik.
  • Imer Imeri (1942 - 2008) politikan -shqiptar nga Çegrani, si dhe kryetar i partisë politike PPD ,nënshkrues i Marveshjes së Ohrit.
  • Mersel Bilalli (20 shkurt 1956 . ) - Politikan shqiptar nga Çegrani , profesor dhe analist , ligjërues në Univerzitetin FON.
  • Zeni Husmani (28 nëntor 1990 . ) - nga Çegrani, fudbollist i NK Domžale Slloveni.
  • Nafi Çegrani (10 tetor 1946 . ), analist dhe publicist.
  • Shefajet Hajdari ( 27 nëntor 1967 . ) - Gjyqtar ne Fyrom.
  • Milaim Fetai ( 11 korrik 1958 ) Politolog

Shih edhe

  1. ^ Regjistrimi i popullsisë nga viti 2002 në gjuhën angleze dhe maqedone (PDF)