Jump to content

Çuçeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 21 tetor 2017 11:40 nga Mr Robot (diskuto | kontribute) (→‎top: re-categorisation per CFD, zëvendësova: Kategoria:Fshatra në Republika e Maqedonisë → Kategoria:Fshatra në Republikën e Maqedonisë)

Stampa:Infobox MK vendbanim

Çuçer, (maqedonisht: Чучер Сандево/Čučer Sandevo) ёshtё fshat nё komunën e Çuçerit, Maqedoni. Pas Luftës së Dytë Botërore në gjuhën maqedonisht është bashkangjitur emrit të fshatit Çuçer fjala Sandevë (Сандево/Sandevo), emëruar pas një partizane komunist Aleksandar Urdarevski i cili është lindur atje.

TANUSHA GJATË PERIUDHËS ANTIKE  

Tanusha është një fshat qe sot shtrihet mbi një lokacion të pasur arkeologjik, ku ndërlidhen shtresime të ndryshme, por që ajo më dominuesja është e periudhës së antikitetit. Ndonëse nuk ka pasur ndonjë studim  të specializuar për këtë problematikë, me të cilën do të dëshmohen me saktësi se cilat mbetje të cilës periudhë do t’i takonte, megjithatë janë mbetjet që e dëshmojnë një vazhdimësi kulturore e etnike të Tanushës që nga antikiteti i hershëm e deri më sot. Tanusha me rrethinë gjatë periudhës antike ka qenë pothuajse zemra e Dardanisë, duke qene në një afërsi, për të mos thënë në lidhje të drejtpërdrejhtë me Shkupin. Dëshmi për këtë pohim janë gjetjet e shumë lokacioneve te mbetura arkeologjike, si p.sh. “Tuma ilire” Kodra Varreve te Kodra e Selishtës, po aq sa edhe të dhënat toponomastike e gjuhësore të shpërndara nëpër gjithë këtë territor. Këto mbetje arkeologjike,  pjesë të së cilave janë gjetur në mënyrë fragmentare dhe nga kërkuesit amatorë, dëshmojnë se popullata vendore ka jetuar që nga lashtësia në këto troje e deri në ditët e sotme. I mbetet shkencës e në veçanti arkeologjisë që të merret me hulumtimin dhe zbulimin e monumenteve historike të kësaj treve, veçmas duke u nisur nga fakti se në kodrat e Tanushës dhe në  fshatrat përreth ka pasur qytete shumë të vjetra që janë zhdukur dhe mbuluar nga dheu. Nga vetë banorët e Tanushës, gjatë punimeve bujqësore, ka ndodhur të zbulohet tubacioni i ujësjellësit të përmasave të një qyteti të madh, por që me këtë zbulim, për shkak të rrethanave të atëhershme, nuk është marrë kush seriozisht në aspektin shkencor. 

Vetë emri Tanushë  tregon, sipas gojëdhënave, se ishte ndonjë antroponim. Tanush(a), është emër shumë i njohur dhe i përhapur ndër shqiptarët e hershëm. Thuhet se emri Tanush(ë) për një kohë ka simbolizuar bukurinë e rrallë dhe se ka pasqyruar bukurinë që ka vendi, sidomos Kopilaqa, që është një vend që me bukurinë e saj ta turbullon  mendjen, posaçërisht gjatë stinës së verës dhe të mashtron gjatë kohës së dimrit.  Bukuria e Tanushës qëndron edhe në faktin se është një  trevë ku gërshetohen rrugët që shpiejnë në vise të tjera të largëta.  Tanusha ishte udhëkryq i të gjitha rrugëve dhe qendër e vilajeteve dhe ky gërshetim rrugësh shkurtonte me qindra kilometra iteneraret për në qytetet e tjera gjatë periudhës së antikitetit e me gjasë edhe  gjate mesjetës. Siç shihet, Tanusha edhe për shkak të rrugëve, gjithmonë ka qenë një vend strategjik gjatë periudhave të hershme. Pyjet e dendura në kohën e motit të lig shpesh kanë ditur të kurdisin edhe gracka të tilla sa ka ndodhur që shumë njerëz, madje edhe karvane të tëra, të humbin rrugën në Kopilaqë, sidomos në motin me mjegull e  posaçërisht me furtunë e borë. Ajo që është më karakteristike për këtë vend është bukuria  gjatë verës, që i ka  mahnitë kalorësitë e shumtë tek ia mësynin S(h)kupit, apo edhe e kalave shumta që lidheshin me qytetet e Rrafshit të Kosovës. Madje, është ngulitur bindja se vetë emri Tanushë  ka mbetur pikërisht nga përfytyrimi dhe krahasimi i bukurisë së vendit me Tanushën epike të këngëve kreshnike shqipe. Me ardhjen e sllavëve në Ballkan, si shumë toponime të tjera, edhe toponimit Tanushë ia shtuan prapashtesën sllave “evac”, duke e bërë Tanushën Tanushevac. Ky emër mbeti për një kohë të gjatë sa kjo formë dominoi edhe në dokumentet e shkruara të kohës. Ishte e pamundshme, sidomos gjatë periudhës së dominimit sllav, që të ndryshohet kjo formë e sllavizuar. 

Madje kishte përpjekje që vetë toponimi Tanushë të nxirret edhe etimologjikisht si sllavizëm i pastër. Ka harta ku gjindet trajtat sllave si “Stanishevo”, duke e lidhur me njëfarë antroponimi sllav të njëfarë Stanisheinekzistent. Mirëpo toponimi Tanushë ka edhe variacione të tjera të etimologjisë shqipes. Disa mendojnë se vjen nga pozicioni gjeografik i maleve,nga majet e të cilave “tana shihen” si në pëllmëbn e dorës. Po kaq është e përhapur bindja se toponimi lidhet edhe me Tanush Topinë, feudalit krutan të kohës së Skënderbeut, që vinte këndej tek feudalët vendor, mbase edhe te vetë Lekë Dukagjini, që ishte i lindur në Ulpianë (sipas Tonin Çobanit)

.   

Po kjo pjesë, bile edhe toponimi Kopilaqë, lidhet me kompleksin e xehëroreve të këtij regjoni e që përfshinin teritorin që nga Kaçaniku, me fashitin Kërbliq, Vitia e sotme me Samakovën, Kalanë e Binçës, Kalanë e Mjakut, kalanë e Goshicës, Kalanë e Gërçarit me komplekset e minierave që shtrihen rreth fshtarave Letnicë, Shashare e deri te Kalaja e Brezës, etj, e që ishin pronë e feudalit të madh shqiptar-ortodoks të shekullit XIV-të, Millosh Kopilit (Millosh Obiliqit legjendar). Ka edhe të tjerë që mendojnë se toponimi Tanushë që lidhet edhe me kompleksin e minierave dikur mund të ketë qenë i lidhur me emrin e feudalit mesjetar Gjin Tanushi, pararendësit të famikjes së Dukagjinëve, atij që e ssjell eponimin titullin “dukë”.

Po kaq ky toponim mund të lidhet edhe me dendësinë e staneve të barinjëve të mëdhenj të periudhës së hershme, por që ky variant duket më pak i bindshëm. Çështja e këtij toponimi le të mbetet në domenin e interesimeve shkencore të ekspertëve të toponomastikës që ata të gjejnë etimologjinë e vërtetë.  

Emri origjinal  Tanushë, i cili e zëvendësoi atë të trajtës sllave, Tanishe(va)c, u dashtë të pritet për shekuj deri te ndryshimet e mëdha që erdhën me luftën e vitit 2001, që fshatarët  e fshatit, por edhe më gjerë, të marrin guximin dhe ta kthejnë emrin e vjetër, të cilin jo vetëm banorët e  përqafuan me gëzimin më të madhkëtë trajtë të moçme të kohës së vjetër dardano – ilire. Ky emër, që për çdo fshatar ka një kuptim, madje edhe përgëdhelës, ngase ia kujton lashtësinë,  zotin e vërtetë të kësaj toke, tanushasin e lashtë, që lindi bashkë me dheun nga ai pellazgu i lashtë.