Shqiponja e Haastit
![](http://178.128.105.246/cars-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2d/Giant_Haasts_eagle_attacking_New_Zealand_moa.jpg/220px-Giant_Haasts_eagle_attacking_New_Zealand_moa.jpg)
Shqiponja e Haastit (Harpagornis moorei) me peshë 10 deri 18 kg dhe një gjatësi të krahëve prej 3 metrave ishte Shqiponja më e madhe e kohës së re. Shqiponja e Haastit jetojë në Zelandën e Re dhe gjuante kryesisht llojet e ndryshme të Moave, por mund të ketë gjuajtur edhe zogjtë e tjerë që s'kanë mundur të fluturojnë, si patën gjigante të ishullit jugorë (Cnemiornis calcitrans). Bashkë me tjera kafshët gjigante (Moat, patat gjigante etj.) edhe Shqiponja e Haastit me ardhjen e paraardhësve të Maorit u shfaros për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Maorit e quajtën Te Pouakai ose Te Hokioi. Emri i dytë përdorej më shumë dhe mendohet se ishte thënia e zërit të tij: Hokioi-Hokioi. I pari përshkrim shkencor është bërë nga Julius von Haast më 1874, i cili e emëroi sipas Georg Henry Moore, pronarin e Glanmarkut në të cilen janë gjetur kockat e kësaj shqiponje.
Për Shqiponjën e Haastit kanë thënë se ishte njeri-ngrënës. Përkundër Moave kjo Shqiponjë mendohet se është shfaros me qëllim (shfarosja ishte e organizuar). Humbja e shpejtë e gjahut kryesor, i'a ka shpejtuar edhe më shumë shfarosjen.
![](http://178.128.105.246/cars-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f1/Harpagornis_claw_vs_eagle.png/220px-Harpagornis_claw_vs_eagle.png)
Ekzistojnë disa gjetje të fosileve të tij, ndër to tri skelete komplete dhe eshtra të përpunuara nga njerëzit. Ka të thëna se deri në shekullin e 19 janë parë Shqiponja të mëdha në Zelandën e Re. Në atë kohë në Zelandën e Re dominonin llojet e shpenzëve dhe përveç një lloj hardhuce 60 cm të gjatë kurrë nuk kishte tjerë Grabitqarë tokësorë. Prenë e vrante me thonjtë e tij të fortë dhe të gjatë, këto mund ti thenin edhe eshtra të mëdha. Analizat e DNA-së treguan se ishte shumë e afërt me Shqiponjën Xhuxh (Hieraaetus pennatus) dhe me Hieraaetus morphnoides, jo siç mendohej më parë me Shqiponjën Bishtpykë (Aquila audax). Shqiponja e Haastit mendohet se është krijuar para 700.000 deri para 1,8 mil. vite. Shtimi i madhësisë së tyre është një nga evolucionet më të shpejta që kanë ekzistuar në boten e kurrizorëve. Kjo mendohet se është bërë se prehtë ishin të mëdha dhe gjahtar tjerë të mëdhenj nuk kishte.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tennyson, A. & Martinson, P.: Extinct Birds of New Zealand; Te Papa Press, Wellington, New Zealand 2006, ISBN 978-0-909010-21-8.
- Rodgers, Paul (14 September 2009). "Maori legend of man-eating bird is true". The Independent. http://www.independent.co.uk/environment/nature/maori-legend-of-maneating-bird-is-true-1786867.html. Retrieved 14 September 2009.
- Miskelly, C. M. (1987). "The identity of the hakawai". Notornis 34 (2): 95–116. https://web.archive.org/web/20090325235703/http://www.notornis.org.nz/free_issues/Notornis_34-1987/Notornis_34_2.pdf.
- Brathwaite, D. H. (12 1992). "Notes on the weight, flying ability, habitat, and prey of Haast's Eagle (Harpagornis moorei)". Notornis 39 (4): 239–247. https://web.archive.org/web/20061108034612/http://www.notornis.org.nz/free_issues/Notornis_39-1992/Notornis_39_4_239.pdf. "Ornithology of the Southern Pacific".
- Tennyson, A.; Martinson, P. (2006). Extinct Birds of New Zealand. Wellington, New Zealand: Te Papa Press. ISBN 978-0-909010-21-8.
- Worthy, T. H.; R. N. Holdaway (2002). The lost world of the Moa: Prehistoric Life of New Zealand. Bloomington: Indiana University Press. ISBN 0-253-34034-9.
- Lerner, H. R. L.; D. P. Mindell (2005). "Phylogeny of eagles, Old World vultures, and other Accipitridae based on nuclear and mitochondrial DNA". Molecular Phylogenetics and Evolution 37 (2): 327–346. doi:10.1016/j.ympev.2005.04.010. PMID 15925523. http://www-personal.umich.edu/~hlerner/LernerMindell2005Proofs.pdf Arkivuar 11 prill 2008 tek Wayback Machine.
- Bunce, M.; et al. (2005). "Ancient DNA Provides New Insights into the Evolutionary History of New Zealand's Extinct Giant Eagle". PLoS Biology 3 (1): e9. doi:10.1371/journal.pbio.0030009. PMID 15660162.
- "Giant art sculptures pop up in Otago". New Zealand: 3 News. 2008-12-20. https://web.archive.org/web/20140518001440/http://www.3news.co.nz/Video/Giant-art-sculptures-pop-up-in-Otago/tabid/372/articleID/85193/cat/58/Default.aspx#video. "Lifestyle - Video On Demand" text version