Jump to content

Vehbi Kikaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vehbi Kikaj (1942, Lupçi i Poshtëm - 1986, Prishtinë) është shkrimtar për fëmijë nga Kosova.

Vehbi Kikaj është njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë nga Kosova. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman. Vehbi Kikaj për dy dekada ka qenë redaktor i botimeve më të rëndësishme për fëmijë në Kosovë, njëherë i gazetës Rilindja për fëmijë e mandej i revistës Pionieri. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe punësohet si mësues, pastaj punoi si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën “Rilindja” deri me 1968, kurse prej viti 1984 punoi në revistën “Pionieri”. Prej vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ndërroi jetë, ishte kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”.

Vjersha dhe prozë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në librat Zogu i argjentë dhe Shtëpia ime ka sy, Vehbi Kikaj boton edhe shtatë proza, të cilave edhe vetë nuk u referohet si skica apo tregime:

  • Dukati e Fjala
  • Havakushi
  • Drandafili im
  • Tri gëzime
  • Djaloshi i gurtë
  • Princi i mjerë
  • Në lundrën "Teuta"
  1. Çipolino nga Gianni Rodari përktheu Vehbi Kikaj; Selatin Ahmeti (ilustrimet)
  2. Robinson Kruso nga Daniel Defoe përktheu Vehbi Kikaj
  3. Pranë votrës nga Angel Karalijçev
  4. Sikur të ishte hëna balonë nga Ivan Çekoviç përktheu Vehbi Kikaj; Qamil Batalli