Flamuri i Italisë
Appearance
![](http://178.128.105.246/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/03/Flag_of_Italy.svg/220px-Flag_of_Italy.svg.png)
Flamuri i Italisë, i njohur në italisht si Il Tricolore, është një flamur tringjyrësh me tri kolona të barabarta me ngjyrë të gjelbër, të bardhë dhe të kuqe, me ngjyrën e gjelbër nga ana e majtë.
Etniteti i parë që ka përdorur flamurin italian ka qenë Republika Cispadane më 1797, pasi që ushtria e Napoleonit hyri në Itali. Gjatë kësaj kohe u krijuan shumë republika të vogla të bazuara në modelin jakobian, dhe thuajse të gjitha e përdorën tringjyrëshin francez por me ngjyra të tjera. Ngjyrat e zgjedhura nga Republika Cispadane ishin e kuqja dhe e bardha, ngjyrat nga Flamuri i Milanit, dhe e gjelbra e cila ishte ngjyra e uniformës së Lombardisë.[1]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]