Jump to content

Glikogjeni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Struktura ciklike e glikogjenit

Glikogjeni është polisakaridi, i cili gjendet kryesisht në mëlçi dhe në muskujt e organizmit të shtazëve dhe shërben si ushqim rezervë.

Teprica e glukozës në organizëm shndërrohet në glikogjen dhe rezervohet në mëlçi. Kështu p.sh gjatë punës së rëndë shpërbëhet në glukozë, të cilin organizmi e përdor si ushqim rezervë. Struktura kimike e glikogjenit është e ngjashme me atë të amidonit. Amidoni, celuloza dhe glikogjeni janë polimerë të glukozës; ndryshojnë vetëm nga mënyra se si janë lidhur monomerët në secilin përbërës.[1]

  1. ^ William D. McArdle; Frank I. Katch; Victor L. Katch (2006). Exercise physiology: energy, nutrition, and human performance (bot. 6). Lippincott Williams & Wilkins. fq. 12. ISBN 978-0-7817-4990-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)