Jean-Jacques Hublin
Appearance
![](http://178.128.105.246/host-http-upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e8/Jean-Jacques_Hublin_-_Portrait.jpg/128px-Jean-Jacques_Hublin_-_Portrait.jpg)
Jean-Jacques Hublin (i lindur më 30 nëntor të vitit 1953, në Mostaganem, Algjerinë franceze) është paleoantropolog francez. Aktualisht, ai është Profesor në Max Planck Society, Leiden University dhe Universitetin e Leipzig. Hublin gjithashtu është themelues dhe drejtor i Departamentit për Evolucionin e Njeriut në Institutin Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Leipzig, Gjermani. Ai është i njohur për punën e tij mbi hominidët e Pleistocenit, Neandertalin dhe Homo sapiensët e hershëm në veçanti.