Jump to content

Glukagoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Struktura e glukagonit

Hormon që prodhohet në pankreas në ishujt e Langerhansit nga qelizat alfa. Për nga struktura kimike është polipeptid. Ka rol të rëndësishëm në homeostazën e glukozësgjak. Kur përqendrimi i glukozës zbret nën nivelin normal që është 50 mg/dL në gjak e 60 mg/dL në serumin e gjakut(siero) glukagoni vepron mbi organet që depozitojnë glukozën nën formën e glukagonit. Këto organe janë mëlçia dhe muskujt. Nën veprimin e glukagonit këto organe aktivizojnë enzima që shpërbëjnë glikogjenin në glukozë, duke e liruar në gjak. Si rrjedhim përqendrimi i glukozës në gjak kthehet në nivel normal. Vlerat normale të përqëndrimit të glukozës në gjak janë 50 - 100 mg/dL,ndërsa në serum 60 - 110 mg/dL. Por, këto vlera rriten pas ngrënjes.

Ky është hormoni i dytë i pankresasit, i cili krijohet në qelizat a të ujdhesave të Langerhansit. Sipas struktursë kimike është polipeptid i ndërtuar prej 29 aminoacidesh. Në krahasim me insulinën ka veprim të kundërt. Stimulon zbërthimin e glukogjenit e pas kësaj rritjen e glukozës në gjak (hiperglicemia), që është veprim i kundërt nga insulina. Për këtë asrye glukagoni mund të konsiderohet antagonist i insulinës. Hipoglicemia e nxit sekretimin e glukagonit, ndërsa hiperglicemia e inhobon sekretimin e tij.